E Martë, 3 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli lëshon urdhër evakuimi në Gazë

TEL AVIV, 7 gusht /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite ka bërë thirrje për evakuimin e dy lagjeve në Qytetin e Gazës.

Një zëdhënës ushtarak u bëri thirrje banorëve të lagjeve të vjetra të qytetit Daraj dhe Tufah të largohen menjëherë në jug, në zonën humanitare në Al-Mawasi.

“IDF vazhdon të operojë në çdo zonë ku zhvillohet aktivitet terrorist ose zjarr ndaj Izraelit”, shkroi zëdhënësi në arabisht në platformën X.

“Nëse nuk jeni evakuuar ende, për sigurinë tuaj, evakuohuni menjëherë në jug, në zonën e al-Mawasi”, thuhet në deklaratë.

Më herët, forcat ajrore izraelite interceptuan një raketë të lëshuar nga pjesa veriore e brezit bregdetar. Ka patur një alarm për raketa rreth qytetit kufitar Nir Am.

Sipas raporteve të medias, Kabineti Izraelit i Sigurisë është mbledhur që nga pasditja e sotme – për të vendosur për planin për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës.

Zgjerimi i luftimeve nga trupat izraelite ka të ngjarë të përqendrohet në Qytetin e Gazës dhe lagjet e refugjatëve në pjesën qendrore të brezit bregdetar.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›