E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehem në Real Madrid

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, ka pranuar se vendimi i tij për tu larguar nga Madridi ka qenë ‘i nxitur’, por pranoi se në një të ardhme të afërt do të rikthehet në rolin e ndonjë zyrtari në klub.

“Vendimi i im për tu larguar nga Real Madridi ishte pak i nxituar, por unë do të rikthehem”, tha Raul për Al Jazeera.

Ai po ashtu pranoi se në rast se do të merrte një ftesë për në Euro 2012 do ta pranonte menjëherë. Raul ka kaluar si transfer i lirë te skuadra nga Katari, Al Sadd, ku ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›