Ia grabisin rrogat, 50 denoncimi kundër hakerave
12/04/2010 Agjentët e krimit kompjuterik fillojnë hetimet. Grupi vepron në disa qytete
Policia: Kanë vjedhur 20 deri 200 mijë lekë. Po bashkëpunojmë me bankat
TIRANE- Grabitja e rrogave të qytetarëve në bankomatët e disa bankave të Tiranës dhe qytetet e tjera të vendit, ka vënë në lëvizje strukturat kundër krimeve kompjuterike pranë Policisë së Shtetit, të cilët janë duke hetuar një grup hackerash. Kanë mjaftuar rreth 50 denoncime të depozituara në kohë të ndryshme, që specialistët e këtij seksioni të fillojnë hetimet për disa persona që dyshohet se janë autorët e këtij krimi. Burimet thanë se aktualisht hetimi është në fazën fillestare, por që mendohet se personat që kryejnë grabitjen e shumave financiare në bankomate, janë pjesë e disa grupeve kriminale që tashmë janë arrestuar nga policia dhe Prokuroria e Tiranës. Mësohet se shumat e parave të vjedhura variojnë nga 200 mijë lekë të vjetra deri në 2 milionë. Agjentët pranë sektorit kundër krimeve kompjuterike, nuk pranuan të japin detaje mbi mekanizmin dhe mënyrën e funksionimit të këtij grupi, por thanë se gjithçka që ata kryejnë e bëjnë falë aftësive të shumta kompjuterike që zotërojnë. Dyshohet se autorët i përkasin brezit të ri, të cilët nëpërmjet klonizimit të kodeve dhe kartave të bankomateve, arrijnë të zbërthejnë passwordet e llogarive bankare, nga t ë cilat përlajnë pa u lodhur të gjithë shumën financiare që ndodhet në të. Lidhur me këtë fenomen hetuesit e çështjes janë duke bashkëpunuar ngushtë edhe me disa nga filialet e bankave të nivelit të dytë që kooperojnë në vend. Këto të fundit raportojnë për çdo rast të dyshimtë, i cili më pas verifikohet nga autoritetet e Policisë së Shtetit. Burimet thanë se aktualisht çështjen po e ndjekin rast pas rastit me qëllim rënien në gjurmët e këtij grupi, që çdo ditë e më tepër vazhdon të grabisë para në vende dhe kohë të ndryshme. Ky nuk është rasti i vetëm, që hackerat sulmojnë bankomatet e bankave nga ku grabisin shuma të konsiderueshme financiare. Gjatë kësaj kohe policia dhe Prokuroria e Tiranës, kanë arrestuar dhjetëra persona, të cilët me këtë mënyrë kishin mundur të vidhnin miliona euro, por që realisht asnjërit prej tyre nuk ju gjetën para. Grabitja nëpërmjet sistemeve kompjuterike, cilësohet nga ekspertët si krimi in së ardhmes, pasi çdo ditë e më tepër në polici paraqiten qytetarë, të cilët janë viktima të këtij krimi.
Shumat e grabitura
Mësohet se shumat e parave të vjedhura variojnë nga 200 mijë lekë të vjetra deri në 2 milionë. Agjentët pranë sektorit kundër krimeve kompjuterike, nuk pranuan të japin detaje mbi mekanizmin dhe mënyrën e funksionimit të këtij grupi, por thanë se gjithçka që ata kryejnë e bëjnë falë aftësive të shumta kompjuterike që zotërojnë. Dyshohet se autorët i përkasin brezit të ri, të cilët nëpërmjet klonizimit të kodeve dhe kartave të bankomateve, arrijnë të zbërthejnë passwordet.