Shqipëri-Kosovë, reduktim i barrierave doganore
09/04/2010 Takimi Berisha-Krasniqi
Kryeministri Berisha priti dje Kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në takim u vlerësua ecuria pozitive e procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se pavarësia e Kosovës është dhe mbetet e vetmja rrugë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit, u rikonfirmua gjithashtu vullneti i palëkundur i të dy vendeve për të konsoliduar edhe më tej bashkëpunimin vëllazëror dhe me interes të ndërsjellë në fushën ekonomike, tregtare, arsimore, kulturore, dhe për heqjen e të gjitha barrierave, qofshin këto të karakterit doganor, tatimor etj., duke e kthyer bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë në shembull të marrëdhënieve të shkëlqyera të fqinjësisë dhe bashkëpunimit në rajon, dhe duke e shndërruar faktorin shqiptar në element të rëndësishëm promovues për paqen, stabilitetin dhe miqësinë në mbarë rajonin e Evropës Juglindore. Në takim u vlerësuan gjithashtu zhvillimet shumë pozitive për sa i përket konsolidimit të demokracisë në Kosovë, siç ishin zgjedhjet e fundit lokale, në veçanti pjesëmarrja e komunitetit serb në këto zgjedhje.