ELBER investon në rrjet, shqetësim debitorët
12/04/2010 Përfitojnë qindra familje
ELBASAN- ELBER sh.p.k ka investuar 70 mijë euro për ndërtimin e një rrjeti të ri të furnizimit me ujë të pijshëm në pjesën fundore të qytetit me destinacion lagjen e çamëve dhe bizneset e ngritura përgjatë rrugës nacionale deri tek kanali “Naum Panxhi”. Ky investim zgjidh përfundimisht problemet për këtë lagje si me tubacionet e amortizuara dhe presionin e ujit ashtu edhe për shpërndarjen individuale dhe vendosja e matësve. Para verës rrjeti i ri do të jetë në funksion duke furnizuar edhe këtë zonë dikur të izoluar tashmë me të njëjtat orare se pjesa tjetër e qytetit. Janë rreth 100 familje që përfitojnë nga ky investim pa llogaritur aktivitetet e tjera të shërbimit dhe bizneset. Drejtori teknik i ELBER Sh.p.k, Astrit Menalla, tha se është investuar në tubacione nga Ura e Shkumbinit deri tek kanali “Naum Panxhi”. Ky investim është në fazën përfundimtare. Tubacionet janë shtrirë në rrugët publike duke bërë ndarje individuale për banorët. Çdo gjë është drejt përfundimit duke bërë që kjo lagje të furnizohet normalisht me ujë të pijshëm. Njëkohësisht nga ky investim do të përfitojnë edhe shumë biznese përgjatë rrugës nacionale dhe në zonën e Pishave duke rritur në këtë mënyrë edhe cilësinë e shërbimit të tyre. Sipas Mënallës, problemi i vetëm në këtë zonë janë debitorët, të cilët kanë shumë fatura të prapambetura. Pagesa e këtyre faturave bën që ata mos të përfitojnë nga ky investim që do të sjellë ujë të bollshëm për të gjithë zonën. Drejtori teknik bën thirrje që banorët e kësaj lagjeje të paraqiten për të shlyer detyrimet pasi në të kundërt nuk do t’u lidhet uji i pijshëm në shtëpitë e tyre. Ndërkohë të gjitha investimet ELBER po i shoqëron me vendosjen e matësve duke shkurtuar në këtë mënyrë numrin e klientëve aforfe. Me gjithë koston e madhe të ujit për shkak të harxhimit të energjisë nëpërmjet pompave dhe rritjes së çmimit të energjisë, Elbasani ka të njëjtin çmim për ujin e pijshëm si 8 vjet më parë. Bashkia Elbasan është duke tentuar të marrë nën administrim Ndërmarrjen e Ujësjellësit, por aktualisht kjo ndërmarrje vazhdon të administrohet nga Ministria e Ekonomisë. Me vendim të Këshillit Bashkiak është kërkuar pranë institucioneve që kjo ndërmarrje aktualisht me vetëadministrim të kalojë në varësi vendore si të gjithë ujësjellësit, por është marrë si përgjigje se Elbasani përbën një rast të veçantë dhe si tillë do të vazhdojë të trajtohet ndryshe.