E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Thumb" ia kujton Bleros tallavanë

Këngëtari Blerim Muaharremi, i njohur si Blero, është ''thumbuar" sërish nga Fatma dhe Aulona, autore të emisionit ''Thumb", që transmetohet në You Tube.

Gjithçka filloi, kur Blero deklaroi se klipi i Elvana Gjatës “Gjaku im”, është i kopjuar nga video "Wicked game'' nga Him.

Kjo bëri që vajzat e ''Thumb'' të reagojnë, duke thënë se ishte ai që kishte bërë  kopjen më të dështuar në histori, pasi ka vjedhur një këngë të Sinan Hoxhës, që vetë Sinani e ka vjedhur nga dy këngëtarë grek, duke iu referuar këngës "Fotografia". 

Pas kësaj, këngëtari ka ofenduar rëndë dy gazetaret, duke kaluar në shprehje banale dhe sulme personale:  “U them Fatmës e Aulonës se kjo është një mënyrë e dëshpëruar për të fituar para. Ato lekë është më mirë të shkojnë t’i fitojnë duke punu n’rrugë në Itali, ose në Greqi, në vend që të bëjnë emisione të tilla ku akuzojnë njerëzit pa baza”

Mirëpo, “Thumb”-i s’kishte si ta linte me aq dhe ka reaguar duke i kthyer edhe përgjigjen Bleros, me shpresën se do të jetë e fundit .    Fillimisht, ato kanë marrë si pikë referimi nje video qe shfaq Bleron duke kënduar tallava nga Blero. Kanë vazhduar me një tjetër akuzë për vjedhje, pasi sipas ''Thumb", këngët “Fotografia” dhe “Kthehu Sonte”, janë të kopjuara nga origjinalët “Tilekarta”, respektivisht  “Tango to Evora”. /Indeksonline/    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›