Nga një muaj paraburgim për trafikantët e drogës
Gjykata e Qarkut në Prishtinë ua ka shqiptuar të dielën mbrëma nga 30 ditë paraburgim 16 personave të arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të trafikimit të substancave narkotike.
Si rezultat i një operacioni që ka zhvilluar Policisë e Kosovës të quajtur “Harku” në disa komuna, ka arritur të konfiskojë 47 kilogramë marihuanë në vlerë 25 mijë euro, me ç’rast janë arrestuar 16 persona të përfshirë në trafikim të substancave narkotike.
Në Prishtinë është sekuestruar një sasi prej 4.5 kg marihuanë, në Kastriot 22 kg, Han të Elezit 7 kg, Ferizaj 12 kg marihuanë dhe Gjilan është sekuestruar një sasi prej 6 kg marihuanë.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar I. Hakiqi, Sh. Halimi, M.Gashi, F. Reqica, A. Cakolli, N. Rakoci, K. Feta, I. Salihu, N. Lika, Xh. Livoreka, B. Zeqiri, M. Livoreka, I. Braka, Z. Braka, R. Sylejmani, N. Kerqel.
Bazuar në të dhënat e PK-së gjatë periudhës janar-mars për trafikim të substancave narkotike ka pasur 68 raste dhe në lidhje me këtë janë arrestuar 108 persona.