Ia sheh sherrin ‘Judës’

Varja - një skenë kjo e përsëritur edhe shfaqje të mëparshme - realizohej duke lidhur litarin përreth një qaforeje, e cila pengonte rënien në kontakt të litarit me fytin e aktorit, përderisa pajisja shmangte edhe përqendrimin e peshës së tij në fyt, derisa “Juda” qëndronte pezull. Por një defekt i qafores bëri që Klimeck të varej përnjëmend. Vetëm pas katër minutash, kur ai duhej të largohej nga skena, u kuptua se diçka s’ishte në rregull.
Aktori i pafat u dërgua menjëherë në spital, por minutat pa ajër i shkaktuan dëmtim të pakthyeshëm të trurit. Pasi që s’kishte shpresa për zgjimin nga koma në të cilën mbahej nëpërmjet pajisjeve që zëvendësonin zemrën dhe të mushkëritë, aktori vdiq në spital, pas kërkesës së familjarëve për fikjen e pajisjeve, me qëllim të shkurtimit të vuajtjeve.