E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret i bejne dhurata Ermalit per ditelindje Franceska dhe Erioni diskutojne per surprizat

Franceska u thote banoreve se ka vendosur qe si surprize Ermalit ti dedikoje nje shkrim me gure ne oborrin e shtepise. Vetem pak ore e ndajne Ermalin nga kjo dite e vecante e jetes se tij te cilen ai do ta festoje brenda shtepise me te famshme ne Shqiperi dhe banoret perpiqen qe ti bejne atij surpriza per tia bere edhe me te bukur kete dite.

Keshtu Erioni ne dhomen e ndenjes bisedon me Francesken per ti bere Ermalit nje surprize neser. Gjate ditelindjes se Tanit ai ka thene se nuk deshiron nje feste si ajo dhe as torte por deshiron nje Barbekjy. Erioni eshte kujdesur per pjekjen e qofteve e mishit gjate barbekjy-se qe banoret kane organizuar ne shtepi dhe thote se do te beje kerkese te Vellai i Madh qe te beje nje gje te tille edhe neser ku ai te pjeke mish e qofte per Ermalin.

Me pas Erioni largohet dhe Franceska del ne oborr per te shkruar urimin per Ermalin. E ndersa ajo merr guret e bardhe Dritani shkon dhe e ndihmon qe ajo ta perfundoje me shpejte urimin ne menyre qe Ermali te mos e shohe pa e mbaruar plotesisht. Me pas Ermali del jashte ne oborr dhe sheh urimin qe i ka dedikuar Franceska.
100 VJET DUA eshte urimi i Franceskes dhe me poshte ajo ka bere nje zemer e cila brenda mban shkronjen F dhe E perkatesisht shkronjat e para te emrave te ciftit. Me pas ne oborr dalin te gjithe banoret e tjere dhe fillojne te kendojne shume urime per ty... edhe pse ende nuk ka kaluar ora 0000 dhe pse disa minuta e ndajne Ermalin nga ditelindja e tij e 24.

Liami del ne oborr dhe ne dore mban nje kuti brenda te ciles ka futur nje dhurate. Ermali e falenderon dhe hap dhuraten e pare te ditelindjes. Brenda kutise Liami i ka dhuruar Ermalit nje bluze te cilen ai e vesh ne ate moment. Me pas Ermali me shaka u drejtohet kamerave dhe banoreve te tjere duke thene pres dhurata mi dergoni.... keshtu pas Liamit Genta i ben dhurate nje fustan dhe te gjithe qeshin dhe me pas edhe Graciano e Geri i bejne dhurata qesharake per te krijuar situata komike ne shtepi.
Me pas te gjithe futen brenda dhe shtepia ka rene ne qetesi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›