E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea përul Barcelonën

Barcelonës nuk i ka mjaftuar përkrahja e rreth 100 mijë tifozëve në ‘Camp Nou’, përjashtimi i hershëm nga loja i John Terryt e as përfitimi i një penaltie për ta mposhtur Chelsean, pasi përballja e dytë mes tyre ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2. Ky rezultat përuli Barçën, derisa Chelsean e kualifikoi në finale të Ligës së Kampionëve, falë avantazhit të trashëguar nga ndeshja e parë.

Chelsea është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Londinezët me plotë meritë e kanë eliminuar në gjysmëfinale Barcelonën, ndaj të cilës me ç’rast edhe u hakmorën për eliminimin që ua kishte shkaktuar tri vite më parë në të njëjtën fazë.

Në fakt, Barcelonës nuk i ka mjaftuar përkrahja e rreth 100 mijë tifozëve në ‘Camp Nou’, përjashtimi i hershëm nga loja i Johan Terryt e as përfitimi i një penaltie për ta mposhtur Chelsean, pasi përballja e dytë mes tyre - e zhvilluar të martën mbrëma - ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2.

Ky rezultat e kualifikoi ekipin anglez në finale, pasi e kishte mposhtur Barçën në duelin e parë me rezultat minimal, 1:0.

Në fakt, ekipi i Pep Guardiolës ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes, por mbrojta e çeliktë e Chelseas nuk e lejoj të shënoj më shumë sesa dy herë, derisa nëpërmjet kundërsulmeve të rralla kjo e fundit ia doli t’i realizoj dy gola.

Vendasit nga minuta e parë u vërsulën drejt portës së ekipit mysafirë, të cilën e tundën në minutën e 35-të për 1:0 nëpërmjet Sergio Busquets.

Goditjen më të rëndë Chelsea e pësoi në minutën e 37-të, kur mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi gjyqtari me karton të kuq e përjashtoi John Terryn, i cili e goditi Alexis Sanchezin.

Gjashtë minuta më vonë, Barça e shtoi epërsinë në 2:0, me golin që e shënoi Andres Iniesta, pasi mori një pasim nga Lionel Messi.

Kur të gjithë mendonin se Chelsea u dorëzua, ndodhi e kundërta, pasi në minutën e 45-të Ramires e shënoi një gol shumë të bukur për rezultat 2:1, duke ia dhënë kështu një infuzion ekipit të tij, që në pjesën e dytë të shpresoj në kualifikim.

Mirëpo, vendasit edhe pjesën e dytë e nisën duke sulmuar. Në minutën e 48-të ata e përfituan një penalti, por Lionel Messi e humbi atë, duke e qëlluar transversalen. Megjithatë, vendasit nuk u ndalën duke e kërkuar golin e kualifikimit deri në fund, por Chelsea u mbrojt aq mirë, saqë edhe gjuajtjet nga larg të vendasve bllokoheshin tek vija e 16 metërshit. Kur Barça po e kërkonte golin e kualifikimit edhe në sekondat e fundit të takimit, Chelsea befasoi nëpërmjet një kundërsulm duke shënuar me anë të Fernando Torresit për rezultat përfundimtar, 2:2.

Kështu, do të ndeshet në finale me fituesin e çiftit tjetër Real Madrid - Bayern Munich. Në këtë përballje, bavarezët kanë epërsi 2-1 nga ndeshja e parë, kurse e vizitojnë ‘Santiago Bernabeun’ të mërkurën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›