E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibezito Obkona, “asi në mëngë” i Apolonisë

(ALBANIA SPORT) – Apolonia do të ketë kundër Flamurtarit në Vlorë edhe shërbimet e sulmuesit nigerian, Ibezito Okbona. I mbiquajturi “Tajson” konsiderohet një alternativë cilësore si partner i serbit Mlladen Brkic, pas huazimit të boshnjakut Sead Hadjibulic te Vllaznia.

Apolonia humbi në javën e 19-të 0-2 me Besën në Fier, dhe ndeshja kundër Flamurtarit - që nga ana e tij fitoi 3-0 me Besën në Vlorë, në ndeshjen e përsëritur të javës së 18-të - është një moment kyç për ecurinë jo vetëm të skuadrës, por dhe për fatin e mëtejshëm në bankinë të trajnerit Hasan Lika.

Në fazën e parë (java 9) dy skuadrat barazuan 1-1 në Fier.

Burimi: Albania-sport.comE Premte, 05 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›