E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 20, Gramozi – Dinamo 0-1

(ALBANIA SPORT)- Dinamo regjistroi një fitore të vuajtur 1-0 ndaj Gramozit në Ersekë në takimin hapës të javës së 20-të të Kategorisë Superiore, falë një goli të realizuar në minutën e 89-të nga zëvendësuesi argjentinas, Maksimiliano Timpanaro.

Kryesuesit absolutë të Superligës, tashmë në kuotën e 51 pikëve, luajtën me një formacion të gjymtuar - pesë mungesa titullarësh, Pisha, Kuli, Muça, Diop e Putinçanin – luajtën përballë një Gramozi vendas tepër të motivuar e me më shumë raste për të shënuar.

Kronika e ndeshjes prezanton mbrojtësin Klodian Semina - autori i golit në fitoren kundër Apolonisë – përballë Kotorit, por pa mundur të realizojë.

Pas një loje mesatare nga të dyja skuadrat, në minutën e 41-të, Rafael Soza gjuajti por portieri Ahmetlli i tha ndal argjentinasit të Dinamos.

Me fillimin e pjesës së dytë, në të 50’, Shaqiri i Gramozit goditi nga një distancëe prej 20 metrash, por portieri i Dinamos bëri mrekullinë duke mos lejuar golin e kolonjarëve.

Sulmuesi Marius Ngjela goditi fort, por Kotorri i thotë sërish ndal. Dinamo u kundërpërgjigj me anë të Elis Bakajt, por sfera e goditur nga golashënuesi më i mirë i kampionatit përfundoi jashtë.

Në minutën e 65-të, sulmuesi i Gramozit, braziliani Dos Santos, vetëm gjashtë metra larg portës shënjestron jashtë kuadratit.

Një tjetër rast i shkëlqyer i Gramozit me anë të Armando Sadikut, por mesfushori i Dinamos, Nertil Ferraj, shmangu rrezikun në minutën e 83-të.

Kur pritej që dy ekipet të ndanin nga një pikë, Dinamo shënoi golin me vlerë tri pikë me anë të blerjes dimërore, Timpanaro, i cili realizoi në minutën e 89-të, duke i dhuruar ekipin të tij fitoren e dytë sezonale ndaj Gramozit - në fazën e parë blutë kishin fituar 4-0 në kryeqytet – por dhe të 16-n në 20 javë të luajtura deri tani.

Dinamo zgjati më tej diferencën ndaj Besës së vendit të dytë, tashmë në kuotën e 15 pikëve, pasi kavajasit do ta luajnë ndeshjen e tyre ndaj Kastriotit ditën e diel.

Për Gramozin, që nga ana e tij pësoi humbjen e 10-të në 20 javë (18 pikë), mbijetesa në Kategorinë Superiore në debutimin historik të klubit kolonjar bëhet gjithmonë e më shumë një mision i vështirë.

Kategoria Superiore

Java 20

05.02.2010

Gramozi-Dinamo 0-1

Shënues: Maksimiliano Timpanaro 89'

Gramozi :Ametlli, Rexhepi, Xhyra, Kukaj, Semina, Babaj, Ngjela, Hoti, Shaqiri (73’ Lena), Dos Santos, Haxhibulic (78’ Oliveira). Tr.: Agim Canaj

Dinamo :Kotorri, Malacarne, Xhafa, Feraj, Del Monte, Vila, Malota, Allmuça, Soza, Bakaj (84’ Peqini), Sefa ( 70’ Timpanaro). Tr.: Shkëlqim MucaBurimi: Albania-sport.comE Premte, 05 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›