E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibisevic, në Stuttgart

Stuttgarti e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit boshnjak Vedad Ibisevic. Klubi gjerman e ka angazhuar 27 vjeçarin nga Hoffenheimi. Futbollisti, i cili kushtoi 5 milionë euro, ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2016.

“Ne dëshironim ta përforconim sulmin dhe e bëmë këtë me angazhimin e Vedad Ibisevic”, deklaroi drejtori sportiv i Stuttgartit, Fredi Bobic.

Ibisevic, i cili në të kaluarën ka luajtur në SHBA dhe në Francë, luajti në Hoffenheim nga viti 2007, duke e ndihmuar këtë ekip të shpallet kampion në vitin 2008. Ai ka shënuar 49 gola nga 116 ndeshje në Gjermani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›