Harbuzi në Manisaspor

Por, këtë objektiv Harbuzi ndoshta do të mund ta arrijë vetëm gjatë afatit kalimtar të verës, pasi deri atëherë do t’i mbrojë ngjyrat e ekipit turk Manisaspor.
Lajmi është konfirmuar të mërkurën edhe në ueb faqen zyrtare të Manisaspor, menjëherë pasi prishtinasi me sukses i ka kryer të gjitha testet e nevojshme mjekësore. Në njoftimin e klubit turk thuhet se Manisaspor ka arritur një marrëveshje afatshkurtër me Harbuzin, i cili do ta bartë fanellën e këtij ekipi deri në fund të këtij sezoni.
Deri në vitin 2009, 25 vjeçari ishte pjesë e ekipit suedez Malmo, prej të cilit u pat transferuar te Genclerbirligi, ku lëndimet e shpeshta ia pamundësonin t’i tregonte vlerat.
Aktualisht, skuadra e re e Harbuzit, Manisaspor pozicionohet në vendin e dymbëdhjetë të renditjes tabelore me 26 pikë të tubuara, 21 më pak sesa kryesuesi Galatasaray.