Ibra, “mjaltë” për Mançinin: Me të, një super Siti
Në një intervistë për revistën “People”, sulmuesi suedez u shpreh: “Mendoj se Siti e ka kuptuar se nuk mund të bëhet si Barcelona apo Interi brenda një nate. Duhet shumë kohë dhe mbi të gjitha, njeriu i duhur për të drejtuar. Besoj se Mançini do të ndryshojë mendësinë e atij klubi nga dita në ditë, sepse është një trajner i madh dhe lojtarët do ta mbështesin shumë shpejt”.28-vjeçari i njeh meritat e trajnerit italian, me të cilin kishte marrëdhënie shumë të mira në kohën kur të dy ishin tek Interi. “Vetëm trajnerët e mëdhenj dinë si të sillen me lojtarët e mëdhenj. Nëse këta kanë përballë një teknik që kurrë nuk ka qenë në një klub të madh, nuk sillen në mënyrë korrekte. Prandaj, ky mund të jetë çelësi i suksesit të Sitit. Tashmë kanë një trajner që di si të sillet me lojtarët dhe e di si funksionojnë gjërat”, theksoi suedezi.