E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo i premton besnikëri Milanit

Në këtë mënyrë, Dinjo do ta respektojë deri në fund marrëveshjen që e lidh me Milanin edhe për 18 muajt e ardhshëm. Në një intervistë për “Esporte Espectacular”, braziliani ka pohuar se pjesëmarrja në Kupën e Botës është realizimi i një ëndrre për të.“Shpresoj të vazhdoj të luaj mirë me Milanin, në mënyrë që të kem mundësi të rikthehem në ekipin kombëtar - tha 28-vjeçari -. Nuk kam pasur mundësinë të fitoj kampionatin brazilian. Është bukur të shikoj mikun tim, Adrianon, të shpallet kampion me Flamengon, pas gjithë asaj që kaloi në Itali”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›