E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, “pazar” te Lacio, tashmë kërkon edhe Kolarov

Në listën e preferencave të Hoze Mourinjos është edhe emri i mbrojtësit të majtë të Lacios, Aleksandër Kolarov. Kontrata e 24-vjeçarit me klubin kryeqytetas skadon në vitin 2012, por ai duket i gatshëm të lërë që tani Lacion, duke qenë se nuk ka pranuar të rinovojë marrëveshjen.Prandaj, zikaltrit janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej tetë milion eurosh për të siguruar shërbimet e mbrojtësit serb. Presidenti Lotito ndoshta do të mendohet mirë para se të vendosë të veprojë në të njëjtën mënyrë si me Pandev, i cili u largua me kosto zero.Nëse ky operacion realizohet me sukses, atëherë në repartin e prapavijës së Interit do të ketë disa ndryshime. Kështu, Kristian Kivu do të zhvendosej në qendër, duke i lënë rrugë të lirë Kordobës për të shkuar te Mançester Siti, ku e pret Roberto Mançini.                                                                                               

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›