Ibra: Bale si meriton këto para

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë mendimin e tij për blerjen e Gareth Bale nga Real Madridi. Ylli suedez ka thënë se Bale nuk vlen 86 milion funta, aq sa ka paguar Reali për të.
"Gareth Bale nuk i vlenë këto para. Reali ka paguar shumë për të. Mendoj se kjo shifër e paguar për një lojtar, do ta futë atë në presion. Zidane është një nga lojtarët më të mirë në histori dhe kur u ble shtrenjtë ai prapë u fërshëllye nga tifozët. Bale duhet të ketë shumë durim, përndryshme mund të dështoi" ka thënë Ibrahimovic./Indeksonline/