Vetëm Balotelli e refuzoi ministren!

Mario Balotelli ka qenë lojtari i vetëm azzur që ka munguar në takim me Ministren e Integrimit të Italisë, Cecile Kyenge.
Ministrja italiane kishte paralajmëruar për vizitë në kombëtaren Azzure, për të diskutuar për problemet me racizëm në futboll.
Lojtari "kryesor" që duhej të ishte në këtë takim, Mario Balotelli befasoi me mosprezencën e tij.
Një burim ka thënë se Balotellit nuk i ka dalur gjumi pasi që ka harruar të bëjë alarmin në mëngjes.
Megjithatë mungesa e tij ka marrë kritika nga komuniteti më ngjyrë në Itali të cilët e kishin mirëpritur këtë takim./Indeksonline/