E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra: Do ta përshëndes Guardiolan

Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, thotë se ai është i gatshëm të përshëndesë trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiolan, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në “San Siro”. Ibra ka zbuluar përplasjet me Guardiolan në librin e tij të ri autobiografik dhe refuzoi të flasë me të kur dy ekipet u takuan në Mynih gjatë verës. Suedezi nuk udhëtoi në Barcelonë me ekipin gjatë këtij sezoni në ndeshjen e parë të Champions, por do të jetë në fushë në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve në Milano. “Si do ta pres Guardiolan kur ai të vijë në San Siro? Unë do ta përshëndes atë, pastaj do të shohim çfarë do të bëjë ai”, ka thënë Ibra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›