E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger kërkon të sjellë Paton në Londër

Arsenali është duke u përgatitur për një transferim sensacional të sulmuesit të Milanit, Aleksandre Pato. Sportmediaset, që është pronë e bosit të Milanit, Silvio Berluskoni, raporton se Arsenali ka bërë gati një ofertë në vlerën e 35 deri në 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e Patos. Venger e sheh Paton si një nënshkrim të përkryer për të bindur kapitenin Robin van Persi të firmosë kontratën e re, ose edhe të zëvendësojë holandezin në rast mosarritjeje të akordit. Pato është në sprovë këtë sezon te Milani, pasi i riu brazilian po dështon të gjejë formën dhe po përballet me dëmtime të shpeshta. Megjithatë, janari mund të mos jetë muaji i duhur për Arsenalin, pasi Atonio Kasano është jashtë fushe për shkak të operimit në zemër dhe Pato është më se i nevojshëm në këtë moment.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›