E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra: Jam mirë, Interi pa Eto’o humbet shumë

SHKRUAN: Jeton Selimi 15-08-2011 11:51

Suedezi i Milanit nuk përmbahet me deklaratat e tij nga Malmo. Dëshiron që Kasano të qëndrojë dhe nuk do të gjendet përpara një oferte të tillë si ajo e Anzhit ndaj kamerunasit të zikaltërve

Kurrë nuk e kemi parë një Ibrahimoviç të tillë. Ajri i shtëpisë i bën mirë, shumë mirë sulmuesit kuqezi: i shkathët si gjithnjë, i qeshur si asnjëherë tjetër, të dëshiruar për fitore siç nuk e kemi parë kurrë në Itali. Malmoja e tij ka pritur më parë djalin futbollit dhe më pas Milanin. Dhe ai e lëshon veten mes batutave të gazetarëve suedezë. Është një kënaqësi, një intervistë me një Ibrahimoviç të tillë i rrëmben skenën edhe trajnerit Alegri përpara se të hipë në autobus për të shkuar në stadium. Aty, njëri pranë tjetrit, suedezi rrëmben skenën. “Jam shumë mirë - tregon Ibra. - Vitin e shkuar, unë e Robinjo mbërritëm te Milani në momentin e fundit dhe nuk mundëm të bënim përgatitjen me skuadrën në mënyrën më të mirë. Kësaj here jo. Jemi në kushte fizike të shkëlqyera dhe nuk jemi inferiorë ndaj askujt”.

I çlodhur, i dëshiruar për t’u hapur si kurrë më parë. E kështu Ibra bën shaka duke lëshuar ndonjë batutë edhe me fqinjin e tij të karriges. “Alegri? Me atë kemi një raport të mirë. Eh, ndonjëherë më acaron…” dhe ia bën me sy trajnerit që rri në karrigen aty pranë, që qesh. “Mbërritja ime nga Barcelona ka qenë e rëndësishme: duhej të tregoja se isha ende gjallë. Çfarë stresi: duhej të fitonim dhe për mua ishte e rëndësishme të tregoja diçka edhe ndaj ish-skuadrës sime, Interit. Shokët më ndihmuan shumë dhe këtë vit muzika ndryshoi tërësisht. Edhe Alegri sapo kishte mbërritur dhe nuk ishte e lehtë. Kasano? Është një lojtar i madh dhe një shok me të cilin ndihem shumë mirë. Ne të dy flasim shumë dhe ai më ndihmon. Shpresoj shumë që të rrijë te Milani, por nëse dikush nuk është i kënaqur, nuk kemi çfarë të bëjmë. Do ta shohim se çfarë do të ndodh녔

Edhe në merkato Ibra nuk tërhiqet pas: “Nja dy lojtarë, sipas meje, na duhen. Merkatoja nuk është mbyllur ende dhe gjithçka është e mundur. Sigurisht, për mua këtë vit Milani nuk duhet të ketë frikë nga askush. Pastaj nëse Interi shet Eto’o… zikaltërit do të humbasin pikën e tyre më të fortë. Nuk ka shumë lojtarë si ai në qarkullim. Nëse do të shkoj edhe unë në Rusi? Jo, jo. Jam mirë këtu, vetëm nëse më përzën녔 dhe jep një tjetër buzëqeshje përpara se të deklarojë seriozisht. “Nuk mund të jap gjykime përpara shumave të tilla çdokush do të tundohej. E lëmë kështu, shpresojmë të mos më vijë asnjë propozim nga Rusia. Nuk dua të mendoj për këtë argument”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›