E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra: Mezi pres të luaj në “San Siro” si kundërshtar

Nuk do të mungojë, por në sfidën që Suedia do të luajë kundër Hungarisë, Ibrahimoviç mund të jetë i detyruar të mos luajë për shkak të një shqetësimi në gju. Me siguri që dëshiron të jetë gati më 16 shtator, në superndeshjen Inter-Barcelona për Ligën e Kampionëve.

Ibrahimoviç mezi pret të kthehet në “San Siro”: “Të kthehem në “San Siro”? Do të jetë bukur ta bëj këtë me një fanellë tjetër,”- deklaroi suedezi, duke rrezikuar të shkaktojë polemika.

Nga grumbullimi me kombëtaren Suedeze, Ibra më tej shton: “Jam i sigurt që Barcelona është më e fortë se Interi, por për të bërë një vlerësim të saktë mbi diferencat midis këtyre dy skuadrave, duhet të presim për formën maksimale.”

Sigurisht, të luash me Mesin dhe të tjerë është gjithmonë një kënaqësi e madhe: “Por gjithashtu është edhe shumë e mundimshme. Gjithmonë jemi në zotërim të topit, sulmojmë vazhdimisht dhe kjo nuk mbaron kurrë.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›