E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio mohon kalimin e Kasamit në Palermo

Klubi romak Lazio ka hedhur poshtë zërat se talenti shqiptar Pajtim Kasami do të kalojë tek Palermo. I riu 17-vjeçar nga Maqedonia, i cili ka nënshtetësi zvicerane, ishte pjesë e të rinjve të Liverpulit, nga ku në janar të këtij viti kaloi në radhët e Lazios, sigurisht me ndihmën e edhe të drejtorit sportiv të këtij klubi, Igli Tare.
Mesfushori është lidhur me një largim nga Lazio këtë verë për shkak të pamundësisë për të gjetur vend me formacionin e parë, por klubi romak thotë se talenti shqiptar është i nevojshëm për ekipin.
"Lazio dëshiron të bëjë të ditur se lajmi për transferimin e supozuar të lojtarit Pajtim Kasami te Palermo, është plotësisht i pabazë", thuhet në deklaratën e Lazios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›