E Diel, 1 Nëntor 2026

Rosi: Më pret një fundjavë e vështirë

"Në krahasim me Muxhelon, kjo pistë më pëlqen shumë më pak dhe jam më pak efikas në të. Më pret një fundjavë e vështirë.” Valentino Rosi para garës së shtëpisë në Misano kërkon kujdes.

Në fakt, objektivi i parë është të hedhë pas krahëve rrëzimin në Indianapolis, i cili bëri që Lorenco të shkurtonte diferencën në -25 pikë nga kampioni i botës në fuqi. “Sigurisht, duhet të arrij gjithmonë deri në fund, gjithmonë në podium dhe kur nuk jam në 100% të formës, duhet të përqendrohem,”- thotë piloti italian.

“Është shumë e çuditshme të pilotosh pranë vendeve ku banon, zakonisht je larg tyre. Në fakt, prej këtu, Tavulia është jo më shumë se 10 kilometra dhe këto vende i njoh mirë. Për mua është një emocion i madh të pilotoj në Misano, sepse hapat e parë i kam hedhur këtu, hera e parë që kam hyrë në pistë me një motor të vërtetë ka qenë këtu në 1992.” Këto janë fjalët e Vale Rosit në konferencën për shtyp para garës për çmimin e madh të San Marinos, fjalë që theksojnë rëndësinë e Misanos në karrierën e tij.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›