E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic KFOR po ngre tensione te kota


Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka deklaruar se KFOR-i nuk duhet të ndërmarrë operacione për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës.

Reagimi i Ivanovic vjen pas operacionit të KFOR mëngjesin e sotëm për zhbllokimin e pikës kufitare në Bërnjak.

“Aksioni i sotëm ushtarak në afërsi të Bërnjakut është i rrezikshëm. Misioni ushtarak ndërkombëtar po shton më kot tensionet”, ka deklaruar Ivanovic.

Zyrtari serb ka paralajmëruar se një gjë e tillë mund të cojë në rritjen e numrit të barrikadave në tërë zonën veriore të Kosovës.

Ivanovic: Po frikësohet Aksioni i sotëm në afërsi të Bërnjakut është i rrezikshëm. Misioni ushtarak ndërkombëtar po shton më kot tensionet

Oliver Ivanovic
Sekretar i Ministrisë serbe për Kosovën populli serb

Muajin e kaluar, Ivanovic akuzoi misionet ndërkombëtare në Kosovë se po përpiqen të frikësojnë popullin serb në veri.

Gjithashtu, ai akuzoi qeverinë kosovare se ka nën kontrollin e saj grupe ushtarake informale, me uniformë, të armatosura dhe deri në 5 mijë anëtarë.

Ivanovic tha se, KFOR-i dhe EULEX-i kanë për detyrë që t’i ofrojnë siguri të gjithëve që jetojnë në Kosovë dhe se reagimi ndryshe “do të ishte dështim i madh i politikës së sigurisë evropiane”.

Ivanovic: Dialogu varet nga qëndrimi i SHBA

Ndërsa në një intervistë dhënë po muajin e kaluar për një media serbe, Ivanovic deklaroi se fati i bisedimeve Prishtinë-Beograd do të varet nga roli i Brukselit.

Ky i fundit, sipas Ivanovic, duhet të bindë faktorin amerikan në Kosovë që t’u bashkohet persioneve ndaj autoriteteve të Prishtinës, të cilat po politizojnë bisedimet.

“Problemi qëndron në faktin se KE nuk ka të njëjtën influencë që ka SHBA në Prishtinë. Pyetja që shtrohet është se sa i aftë do të jetë KE të bindë ambasadorin amerikan që t’u bashkohet presioneve ndaj autoriteteve kosovare”, deklaroi Ivanovic.

“Nëse një gjë e tillë ndodh, dhe besoj se do të ndodhë, atëherë vazhdimi i dialogut është i sigurtë”, nënvizoi zyrtari serb për televizionin RTS.

Ai shtoi më tej se bisedimet kanë qenë gjithmonë në teh pasi pala kosovare ka dashur t’i politizojë ato në atë masë, në mënyrë që të fitojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Veriu i Kosovës
Von Sydow: Veriu, palët të bëjnë lëshime
GNK: BE, dështim total në veri
KFOR, aksion për largimin e barrikadave

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Konferenca e Pejës, Thaci: Mesazh për të ardhmen
Ka filluar në Pejë konferenca Rajonale e Ministrive të Mbrojtjes, ku po marrin pjesë 6 shtete të rajonit, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi. Asnjë datë për fillimin e dialogut
Ende nuk ka nisur zbatimi e marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga ana e Beogradit. Demaçi: Mund të kandidoj për president
Një prej simboleve të luftës së UÇK-së në Kosovë, Adem Demaçi, pranoi për herë të parë publikisht ambiciet e tij për detyrën e presidentit, në një intervistë të botuar mëngjesin e sotëm në një revistë kosovare. Gjilan, debati për shtatoret e dëshmorëve
Privatizimi i egër në Kosovë i shoqëruar vazhdimisht me konteste pronësie sjell probleme edhe kur shtatoret e dëshmorëve duhet të lëvizin nga vendi. Fatin e keq po e përjeton shtatorja e dy dëshmorëve Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, në qendër te Gjilanit, por në truallin e një ndërmarrje tashmë të privatizuar. Shkatërrimi i Drinit të Bardhë
Drini i Bardhë është një lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Sipas vlerësimeve, lumi Drin kalon në 122 km në drejtimin veri-jug, duke mbledhur edhe ujrat e Lumëbardhit të Pejës, Erenikut dhe Lumëbardhit të Prizrenit. Një nga pasurit e këtij Lumi është edhe Ura e Shenjtë.

Lajmet kryesore

Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
"Babëzia po shkakton dëme katastrofike ndaj mjedisit"
Programi i Partisë Socialiste
Sipërmarrësit kundër tatimit progresiv
Korçë, 8 muaj i zhdukur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›