Von Sydow Veriu palet te bejne leshime

Raportuesi i Këshillit të Evropës për Kosovën, Bjorn von Sydow, në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, ka deklaruar se serbët dhe shqiptarët duhet të gjejnë një kompromis për veriun.
Në një konferencë për shtyp, Von Sydow ka nënvizuar se situata e tensionuar në atë zonë të shtetit të ri nuk është në favor të askujt.
“Situata aktuale në veri kërkon një kompromis nga të gjitha palët, të cilat duhet të bëjnë lëshime pasi kjo situatë nuk i shërben askujt”, ka deklaruar Von Sydow.
Ai është shprehur se autoritetet kosovare duhet të jenë të gatshme të ulen në tryezë dhe të diskutojnë Situata aktuale në veri kërkon një kompromis nga të gjitha palët, të cilat duhet të bëjnë lëshime pasi kjo situatë kështu nuk i shërben askujt
Bjorn Von Sydow
Raportues për Kosovën në KiE për gjetjen e një kompromisi, me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.
Më tej, raportuesi ka bërë të ditur se vizita e tij në Kosovë kishte edhe qëllime të tjera, të cilat ai i ka prekur me radhë.
“Qëllimi i vizitës ishte verifikimi i situatës në terren pas zgjedhjeve të 2010-ës, zhvillimet në veri dhe implementimi i kërkesave që dalin nga rezolutat e miratuara në vitin 2010 nga Asambleja e Këshillit të Evropës”, ka nënvizuar Von Sydow.
Zyrtari evropian ka vlerësuar se në dy vitet e fundit në Kosovë ka pasur progrese në shumë fusha, por nuk saktësoi se kur do të përgatitet raporti i posacëm.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Von Sydow u takua me presidenten Atifete Jahjaga, të cilës i kërkoi më shumë reforma, si dhe me kryeministrin Thaci, i cili e garantoi se qeveria kosovare nuk është në konflikt me serbët e veriut. Veriu i Kosovës
GNK: BE, dështim total në veri
Ivanovic: KFOR po ngre tensione të kota
KFOR, aksion për largimin e barrikadave
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Konferenca e Pejës, Thaci: Mesazh për të ardhmen
Ka filluar në Pejë konferenca Rajonale e Ministrive të Mbrojtjes, ku po marrin pjesë 6 shtete të rajonit, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi. Asnjë datë për fillimin e dialogut
Ende nuk ka nisur zbatimi e marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga ana e Beogradit. Demaçi: Mund të kandidoj për president
Një prej simboleve të luftës së UÇK-së në Kosovë, Adem Demaçi, pranoi për herë të parë publikisht ambiciet e tij për detyrën e presidentit, në një intervistë të botuar mëngjesin e sotëm në një revistë kosovare. Gjilan, debati për shtatoret e dëshmorëve
Privatizimi i egër në Kosovë i shoqëruar vazhdimisht me konteste pronësie sjell probleme edhe kur shtatoret e dëshmorëve duhet të lëvizin nga vendi. Fatin e keq po e përjeton shtatorja e dy dëshmorëve Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, në qendër te Gjilanit, por në truallin e një ndërmarrje tashmë të privatizuar. Shkatërrimi i Drinit të Bardhë
Drini i Bardhë është një lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Sipas vlerësimeve, lumi Drin kalon në 122 km në drejtimin veri-jug, duke mbledhur edhe ujrat e Lumëbardhit të Pejës, Erenikut dhe Lumëbardhit të Prizrenit. Një nga pasurit e këtij Lumi është edhe Ura e Shenjtë.
Lajmet kryesore
Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
"Babëzia po shkakton dëme katastrofike ndaj mjedisit"
Programi i Partisë Socialiste
Sipërmarrësit kundër tatimit progresiv
Ivanovic: KFOR po ngre tensione të kota
Korçë, 8 muaj i zhdukur