Ibra: Primera, më emocionuese se Seria A
Sipas ish-sulmuesit të Interit, skuadrat italiane luajnë më tepër në mbrojtje, prandaj në Primiera Divizion ka më shumë spektakël. “Në Itali, të gjitha skuadrat janë të forta në mbrojtje dhe mbrohen më shumë sesa sulmojnë,”- tha ai në një intervistë për “Tuttokampo”.
“Këtu në Spanjë nuk është aq stresuese sa kur luaja tek Interi. Atmosfera është më relaksuese dhe mund të përqendrohesh më tepër tek futbolli.”
Suedezi komenton edhe shpenzimet e klubeve spanjolle gjatë merkatos së verës si dhe bën një koment në lidhje me ish-skuadrën e tij, Interin: “La Liga tërhoqi këtë vit dy nga lojtarët më të mirë të Serisë A dhe të Premier Ligës. Kampionati spanjoll është shumë i veçantë - vijoi ai. Kur luajnë ndaj Barcelonës, kundërshtarët duhet të kenë kujes për shumë futbollistë të saj, që janë kërcënues, jo si kur luajnë kundër Interit.”