Nedved tërhiqet nga futbolli
Pavel Nedved ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij të gjatë e të shkëlqyer. Në një njoftim publik në sajtin personal, ish-futbollisti i Lacios dhe Juventusit deklaron: “Vendosa të mos pranoj asnjërën prej ofertave që më kanë ardhur javët e fundit dhe të përfundoj këtu karrierën time si lojtar. Tani dua t’i përkushtohem gruas dhe fëmijëve të mi. Falenderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë karrierës sime.”
37-vjeçari, në Itali ka fituar tre kampionate, një me Lacion në vitin 2000 dhe dy me Juventusin më 2002 dhe 2003 dhe ka veshur 91 herë fanellën e kombëtares së Republikës Çeke. Ai është një nga lojtarët më të mirë çekë të të gjitha kohërave.
Tashmë, Pavel Nedved mund të marrë në konsideratë propozimin e Juventusit për të qenë pjesë e stafit teknik të klubit bardhezi.