Milito: Do ta mundim Milanin
Nëse për Marko Materacin Milani është favorit në derbi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Gabi Militon. Ish-sulmuesi i Xhenovas është i bindur që ekipi i tij mund ta mundë Milanin: “Do ta tregojë fusha se kush është më i fortë, por ne jemi të sigurt që mund t’i mundim,”- shpjegon argjentinasi.
“Të gjitha ndeshjet derbi janë njëlloj – shton ai. Shpresojmë të fitojmë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, nuk ka rëndësi nëse derbi vjen në javën e dytë apo në të dhjetën.”
Parashikimet e të tjrëve nuk e shqetësojnë Militon: “Mendoj vetëm për Interin dhe dua të zhvilloj një ndeshje të mirë. Ajo që thonë të tjerët nuk më intereson fare,”- thotë 28-vjeçari.
As barazimi ndaj Barit nuk e shqetëson: “Duhet të ruajmë qetësinë. Unë për vete duhet të përmirësohem, të gjithë jeni duke punuar për të arritur formën më të mirë. Kundër Barit kemi patur shumë raste dhe sidoqoftë, kjo është ë rëndsishme. Sigurisht, do ishte akoma më mirë nëse do t’i konkretizonim. Kur të jemi më të saktë, golat nuk do të mungojnë,”- përfundoi Diego Milito.