E Diel, 1 Nëntor 2026

Ançeloti: Zidan, talenti më i madh që kam stërvitur

Duke folur për Ligën e Kampionëve dhe për skuadrat favorite që mund ta fitojnë atë, Karlo Ançeloti nuk mund të përjashtojë as skuadrën që drejton. Gjatë sezoneve të fundit, Çelsi i ka shkuar shumë pranë triumfit në këtë kompeticion.

“Finalja më e bulur? Ajo e vitit 2003 (e para e fituar nga italiani). Natyrisht, edhe hakmarrja ndaj Liverpulit në 2007 më ka dhënë një kënaqësi të veçantë. Besoj se Milani i 2003-it kishte cilësi më të mira teknike, edhe në krahasim me Milanin e vitit 1989, ku luaja vetë. Ajo ishte një skuadër që kishte shumë aftësi atletike,”- shprehet Ançeloti.

Duke folur për teknikë, në lidhje me pyetjen se cili është talenti më i madh që ai ka stërvitur ndonjëherë, trajneri i “Bluve” përgjigjet: “Zidani, të jepte kënaqësi ta shihje. Por kam patur fatin të punoj, të luaj dhe të stërvis edhe kampionë të tjerë. Për shembull, sulmues si Van Basten, Inzagi, Shevçenko, Trezege, Ronaldo e Drogba. Janë lojtarë që kanë një nuhatje goli të lindur, nuk është diçka qëmund t’u mësohet.”

Si lojtar, Ançeloti ishte një qendërmesfushor me tipare të përcaktuara qartë. “Nëse duhet të zgjedh një lojtar me tiparet që kam patur unë, do të thoja Obi Mikel – thotë ish-tekniku u Milanit -. Por tek Çelsi duhet edhe cilësia në mesfushë dhe këtë na e jep Deko, të cilin kam ndërmend ta aktivizoj në këtë rol.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›