Ibra: Ronaldo njeri i kotë, Messi xhuxh

"As me shehër, as me katund". Kështu mund të përshkruhet ylli suedez Zlatan Ibrahimovic i cili në deklaratat e tij kontraverse përqesh dy më të mirët e botës, Messin e Ronaldon.
Në një intervistë për mediat suedeze, Ibra përqesh Ronaldon, ndërsa e ironizon edhe Messin.
"Ronaldo është spektator, por i privilegjuar. Gjithmonë sheh nga rreshti i parë ceremoninë ku nderohet Lionel Messi. Ka të paktën 10 lojtarë qe janë me të mire se Ronaldo, njëri nga ta jam edhe unë" deklaroi Ibrahimovic.
Por ofendimet i adresoi edhe ndaj Lionel Messit.
"Ai mund të ketë fituar "Topin e Artë" përsëri, por vazhdon të ketë nevojë për një shkallë më tepër për ti arritur gjërat. Ai është një xhuxh" deklaroi Ibrahimovic.
Këto deklarata Ibra ua tha disa gazetarëve suedez në një takim shoqëror me të./Indeksonline/