E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet Ronaldo, për të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka folur edhe një herë për të ardhmen e tij në karrierë, në një intervistë për FIFA-n. Ronaldo tha se dëshiron të respektoj kontratën e tij me Realin e cila e mbanë atë në Spanjë deri në vitin 2015.

"Unë dëshiroj të përmbushë kontratën time me Realin që më mbanë deri në vitin 2015. Pasi të përfundoj kontratën time, çdo opsion tjetër ëshyë i hapur, edhe largimi nga Reali. Aktualisht jam i vendosur për të qëndruar në Real, kemi synime të qarta me skuadër. Nën drejtimin e Jose Mourinhos ne dëshirojmë të arrijmë Ligën e Kampionëve që është objektivi jonë. Mourinho për mua është trajneri më i mirë në botë, me përvojën e duhur për të fituar gjithçka" deklaroi Ronaldo.

I pyetur se si është ndier pasi u shpallë lojtari i dytë më i mirë në botë, Ronaldo tha se për të është një nder i madh.

"Është një nder i madh por që nuk më bën aq të lumtur. E rëndësishme për mua është mbajtja e këtij niveli të lartë në karrierë" përfundoj ylli portugez./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›