Ibra dhe Beckam, 10 tituj në katër shtete të ndryshme
I pari në listë është Mateja Keman me 5 kampionate në 5 shtete
Nga Eurosport
Ka një motiv për të cilin Zlatan Ibrahimovic mund të braktisë Paris Saint Germain në fund të sezonit, por nga ana tjetër është edhe i njëjti motiv që pse nuk duhet të kthehet të luajë në Serie A. Mjaft me mistere: suedezi me fitoren kampionatit francez me falellën e PSG, ia ka arritur të fitojë kampionatin e dhjetë (personal) në 12 sezone si profesionist (ka dështuar vetëm në sezonin 2002-03 me Ajax dhe vitin e kaluar me Milan). Ai i ka fituar kampionatet me gjashtë skuadra të ndryshme (Ajax, Juventus, Inter, Barcellona, Milan, PSG), por mbi të gjitha në katër shtete të ndryshme. Një rekord? Aty afër, ua shpjegojmë pse.
Është një lojtar që karrierën e tij të gjatë plot peripeci dhe udhëtimesh të gjata ka bërë më mirë se Ibra: emri i tij është Mateja Keman. Serbi i datëlindjes ka luajtur në nëntë shtete (Serbi, Holandë, Angli, Spanjë, Turqi, Francë, Rusi, Hong Kong, Bjellorusi) duke fituar kampionatin në pesë shtete nga këto. Ose më mirë të thuash 4,5, sepse duke qernë se u ble Bate Borisov vetëm në mes të sezonit (për ti dhënë një dorë në Europë) ai ka luajtur vetëm 6 gara në kampionat dhe 5 në Champions League.
Ibrahimovic është në kuotën e 4 kampionateve të ndryshme dhe me 19 tituj, aq sa shoku i tij i skuadrës David Beckham, që nëse do të kishte fituar në Itali me fanellën e Milan do ti kishte kaluar të gjithë. Por duhet të kënaqet me 6 kampionate në Premier me Manchester United, një të Liga-s me Real, dy kampionate të MLS me LA Galaxy dhe së fundmi atë të Ligue 1 me PSG. Dhe Becks ka deklaruar se kërkon të rinovojë me PSG.
Lista me lojtarët që kanë fituar kampionate të shumta është e gjatë, nga Deco tek Romario, duke kaluar te Robben, Van Bommel (që u tërhoq të dielën), Rivaldo dhe Maxwell.