E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra dhe Robinho lojtarë të Milanit?


Telenovelës 'Ibrahimovic te Milani' së shpejti do t'i vijë fundi, pasi suedezi është më pranë se kurrë transferimit në San Siro, pasi sulmuesi ka pranuar shkurtim të pagës, një gjë që u konfirmua pas raundit të dytë të bisedimeve në Camp Nou.

Mundësia e vetme është që Milani ta marrë Ibran. Kjo ndihmohet dhe nga dëshira e zjarrtë e tij për të kaluar te Milani, duke parë faktin se nuk i ka marrëdhëniet e mira me Guardiolën.

"Edhe Barcelona edhe Milani kanë sqaruar pozicionet e tyre respektive dhe në këtë pikë, ne po punojmë në një marrëveshje përmanente. Jo huazim, rruga është e gjatë, por mund të them me 50% siguri se marrëveshja do të finalizohet. Unë dua të sqaroj se Marco Boriello nuk është në shitje dhe nuk ka marrëveshje për Huntelaar", theksoi Galliani pas takimit të dytë.

Nga ana tjetër, edhe Raiola hoqi dorë nga mendimet e tij radikale: "Gjërat janë në tavolinë, ne kemi kuptuar gjithçka tani. A do të pranoj ai shkurtim të pagës? Jo është një mundësi, por për çdo rast kjo mund të ndodhë".

Nga ana tjetër, edhe Raiola hoqi dorë nga mendimet e tij radikale: "Gjërat janë në tavolinë, ne kemi kuptuar gjithçka tani. A do të pranoj ai shkurtim të pagës? Jo është një mundësi, por për çdo rast kjo mund të ndodhë".

Raiola dhe Galliani janë takuar personalisht me Ibrën për të diskutuar për detajet e kontratës, pasi morën dhe dritën e gjelbërt nga Rosell.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›