E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Kampioneve zbardh rrugën drejt Uemblit

Kompeticioni më prestigjioz i klubeve në Europë, Liga e Kampioneve, zbardhi në Montekarlo tetë grupet e fazës së grupeve për edicionin 2010-2011. Interi, kampioni në fuqi i Europës, do ta nisë mbrojtjen e titullit së pari me sfidat kundër gjermanëve të Verder Bremenit, anglezëve të Totenhemit dhe holandezëve të Tventes. Si zakonisht, 22 ekipet e kualifikuara direkt dhe dhjetë të tjerat pas ndeshjeve plejof, u ndanë në tetë grupe me nga katër skuadra.

Dueli më interesant i kësaj faze duket ai në grupin G, ku Reali i Madridit, tashmë nën drejtimin e Hoze Murinjos, 9 trofe, do të përballet me Milanin, ekipin e dytë me më shumë tituj, 7 të tillë. Bashkë me të dy këto skuadra ndodhet edhe Ajaksi i famshëm, me 4 tituj në këtë kompeticion, si dhe francezët e Okserit.

Bajerni, finalisti i humbur i vitit të kaluar ndodhet në grupin E së bashku edhe me Romën, zviceranët e Bazelit dhe rumunët e Kluzhit. Barcelona, që nga ana e saj ka fituar dy tituj në pesë vitet e fundit, u shortua me grekët e Panathinaikosit, danezët e Kopenhagenit dhe rusët e Rubin Kazanit.

Ndeshjet do të zhvillohen më 14/15 shtator, 28/29 shtator, 19/20 tetor, 2/3 nëntor, 23/24 nëntor dhe 7/8 dhjetor. Fituesit e grupeve dhe vendet e dyta do të avancojnë në raundin e parë me eliminim direkt, takime që nisin në pranverën e vitit të ardhshëm. Ekipet që do të përfundojnë në vendin e tretë në çdo grup do të kalojnë në raundin e 32 të Ligës së Europës.

Finalja do të luhet, më 28 maj të vitit 2011 në mitikun “Uembli” të Londrës.

Ekipe nga dhjetë vende kanë mundur të fitojnë të paktën një herë Ligën e Kampioneve, me Spanjën dhe Italinë që kryesojnë me nga 12 trofe. Spanja: 12 (Real Madrid 9, Barcelona 3), Italia: 12 (Milan 7, Inter 3, Juventus 2), Anglia: 11 (Liverpul 5, Mançester Junaitid 3, Nontigem Forest 2, Aston Vila 1),
Gjermania: 6 (Bajerni 4, Hamburgu 1, Borusia Dortmun 1), Holanda: 6 (Ajaksi 4, Fejenordi 1, Eindhoveni 1), Portugalia: 4 (Benfika 2, Porto 2), Franca: 1 (Marseja), Rumania: 1 (Steaua), Skocia: 1 (Sëlltiku) dhe ish-Jugosllavia: 1 (Crvena Zvezda).

LUMË PARASH
UEFA konfirmoi se edicionin e kaluar prej 746 milionë eurosh iu shpërnda pjesëmarrësve në Ligën e Kampioneve, me Interin, që si kampion i Europës mori shumën më të madhe, 48.7 milionë euro pas fitores në finalen kundër Bajernit të Munihut. Klubi gjerman siguroi një shumë totale prej 44.8 milionë euro. Të gjitha klubet morën një minimum prej 7.1 milionë eurosh në raport me sistemin e shpërndarjes, të cilëve iu dha një bonus bazë prej 3.8 milionë eurosh dhe 550 mijë euro bonus për çdo ndeshje. Në fazën e grupeve për çdo fitore u dha 800 mijë euro, ndërsa për çdo barazim nga 400 mijë euro. 16 ekipet që arritën në fazën me eliminim direkt morën 3 milionë euro ekstra, çerekfinalistet nga 3.3 milionë euro, katër gjysmëfinalistet – përfshirë Barcelonën dhe Oilimpikun e Lionit – edhe 4 milionë euro të tjera. Interi mori 9 milionë euro si fitues i finales në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Bajerni i Munihut, 5.2 milionë euro si vendi i dytë.

Grupi A
Inter
Verder Bremen
Totenhem
Tvente

Grupi B
Lion
Benfika
Shalke 04
Hapoel Tel Aviv

Grupi C
Mançester Junaitid
Valencia
Rejnxhërs
Bursaspor

Grupi D
Barcelona
Panathinaikos
Kopenhagen
Rubin Kazan

Grupi E
Bajerni
Roma
Bazel
Kluzh

Grupi F
Çelsi
Marseja
Spartak Moskë
Zilina

Grupi G
Milani
Real Madrid
Ajaks
Osker

Grupi H
Arsenal
Shahktar Dontesk
Braga
Partizan

Katër vazot

Vazoja e parë
Inter, Milan, Barcelona, Çelsi, Mançester Junaitid, Bajern, Arsenal, Lion.

Vazoja e dytë
Roma, Real Madrid, Valencia, Marsejë, Benfika, Verder, Panathinaikos, Shakhtar Donetsk.

Vazoja e tretë
Totenhem, Shalke 04, Braga, Spartak Moskë, Rejnxhërs, Ajaks, Bazel, Kopenhagen.

Vazoja e katërt
Okser, Rubin Kazan, Tvente, Bursaspor, Hapoel Tel Aviv, Zilina, Kluzh, Partizan.

Milito, lojtari më i mirë i Europës

Interi realizoi një triumf spektakolar në Montekarlo, teksa lojtarët e tij fituan të gjitha çmimet individuale. Katër futbollistë zikaltër u përzgjodhën si më të mirët nga UEFA për rolet në lojë.

HULIO SEZAR
Portieri më i mirë
Braziliani i zgjodh si portieri më i mirë i vitit nga UEFA, duke mposhtur konkurrencën e Hugo Lorisit të Lionit dhe Viktor Valdesit të Barcelonës. Sezar: “Ishte një vit i jashtëzakonshëm për të gjithë lojtarët e Interit, ishin fantasitikë”.

MAIKON
Mbrojtësi më i mirë
Mbrojtësi i Interit, braziliani Maikon, u nderua me çmimin si mbrojtësi më i mirë i vitit, duke lënë pas shokun e skuadrës, Lusio dhe Zherad Pike te Barcelonës. Maikon: “Falënderoj presidentin Morati, trajnerin dhe shokët e mi”.

SHNAJDER
Mesfushori më i mirë
Holandezi Uesli Shnajder u përzgjodh si mesfushori më i mirë i viti nga UEFA, çmim për të cilin luftonin edhe Ksavi Hernandez ik Barcelonës dhe Arjen Roben i Bajernit të Munihut. Shanjder; “Çmimin ja dedikoj gruas sime. Është një motiv krenarie për mua”.

DIEGO MILITO
Sulmuesi më i mirë
Argjentinasi Diego Milito u vlerësua si sulmuesi më i mirë i vitit nga UEFA, ndërsa në listë ishin edhe Lionel Mesi i Barcelonës dhe Uejni Runi i Mançester Junaitid. Milito: “E ndaj me shokët çmimin. Finalja e Madridit ishte një natë perfekte”.

DIEGO MILITO
Lojtari më i mirë
Sulmuesi i fuqishëm i Interit fitoi edhe çmimin e përgjithshëm të si lojtari më i mirë i vitit nga UEFA. Diego Milito: “Është me të vërtetë një emocion i madh të marrësh këtë çmim, faleminderit me të vërtetë”. Milito shënoi dy golat në finalen kundër Bajernit.

Shqiptarët e Ligës së Kampioneve

Bazeli e Zvicrës, ku luan edhe supertalenti shqiptar, 17-vjeçari Granit Xhaka, por dhe Beg Ferati e Xherdan Shaqiri do të përballen në Grupin E me Bajernin, Romën dhe Kluzhin. Dinamo ishte ekipi shqiptar që mori pjesë këtë vit në Ligën e Kampioneve.

Interi, mbreti në fuqi i Europës

Interi është “mbreti” i ri i Europës. Pas 45 vjetësh pritje të gjatë e të lodhshme zikaltërit u rikthyen në majë të “piramidës” së futbollit kontinental. Një triumf madhështor 2-0 në “Santiago Bernabeu” kundër Bajernit, kampiones së Gjermanisë.

Lionel Mesi fitoi “Këpucën e artë”

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi, me 8 golat e shënuar fitoi “Këpucës së artë” të Ligës së Kampioneve. Pas tij u rendit sulmuesi i Bajernit, Ivica Oliç, me 7 gola. Sulmuesi i Interit, Diego Milito, i cili realizoi dy golat e Interit kundër Bajernit realizoi 6 gola

TROFETË E INTERIT
1964, 1965 dhe 2010

“PASURIA” E INTERIT

NË EUROPË
3 Liga të Kampioneve
3 Kupa UEFA
2 Kupa Interkontinentale

NË ITALI
18 kampionate në Itali
6 Kupa të Italisë
5 Superkupa të Italisë

Kampionët sipas vendeve
Spanja: 12 (Real Madrid 9, Barcelona 3)
Italia: 12 (Milan 7, Inter 3, Juventus 2)
Anglia: 11 (Liverpul 5, Mançester Junaitid 3, Nontigem Forest 2, Aston Vila 1)
Gjermania: 6 (Bajerni 4, Hamburgu 1, Borusia Dortmun 1)
Holanda: 6 (Ajaksi 4, Fejenordi 1, Eindhoveni 1)
Portugalia: 4 (Benfika 2, Porto 2)
Franca: 1 (Marseja)
Rumania: 1 (Steaua)
Skocia: 1 (Sëlltiku)
Jugosllavia: 1 (Crvena Zvezda)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 26 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›