Reali poker ndaj Ajaksit kualifikohet edhe Milani
TIRANE-Reali i Madridit dhe Milani jane kualifikuar per me tej ne grupin e ferrit te Liges se Kampioneve duke fituar ne takimet e mbremshme respektivisht kunder Ajaksit dhe Okserit. Skuadra e Zhoze Murinjo ka shenuar 4 gola ndaj holandezeve ne nje ndeshje te tensionuar qe eshte vendosur nga klasi i futbollisteve madrilene. Ajaksi per nje moment ka menduar se mund te fitoje duke luajtur me stilin e zakonshem sulmues por gjigandet spanjolle kane konfirmuar formen e mire qe po kalojne ne kete pjese te sezonit. Ata kane shenuar ne fillim me ane te Karim Benzema ndersa ne fundin e pjeses se pare ishte Alvaro Arbeloa ai qe dyfishoi shifrat. Skuadrat shkuan me kete rezultat ne dhomat e zhveshjes ndersa ne pjesen e dyte nisi shfaqja e Ronaldos. Portugezi realizoi 2 here ndersa pati edhe nje konfrontim me De de Zeun. Fitorja i jep Realit edhe matematikisht vendin e pare ne grupin G. Nderkohe Milani ka arritur te siguroje kualifikimin per ne fazen tjeter fale fitores 2-0 ne France kunder Okserit. I zakonshmi Zllatan Ibrahimovic realizoi golin e avantazhit ne minuten e 64-t nderkohe qe ne minutat shtese ishte Ronaldinjo ai qe dyfishoi shifrat. Me kete fitore Milani eshte ngjitur ne kuoten e 8 pikeve.
Grupi E
Grupi E eshte kthyer ne nje nga me te komplikuarit ne Ligen e Kampioneve pas ndeshjeve te mbremshme. Gjithsesi Roma e Klaudio Ranierit eshte vetem nje hap larg kualifikimit pas triumfit 3-2 ndaj Bajernit ne nje takim teper te cuditshem. Verdhekuqte thuajse nuk kane qene ne fushe ne pjesen e pare ndersa bavarezet realizuan dy here me ane te Mario Gomez. Madje ishte portieri Zhulio Serxho ai qe shpetoi Romen nga goli i trete. Skuadra italiane u fishkellye gjate nga tifozet gje qe mesa duket ka ndihmuar per ta zgjuar ne pjesen e dyte. Ne fillim ishte Marko Borrielo qe shkurtoi shifrat ndersa 9 minuta para fundit Daniele de Rosi barazoi gjithcka. Tre minuta me pas arbitri dha nje penallti per nje faull te Kraft te cilen Toti e shnderroi ne gol. Roma ka 9 pike ne grup 3 me shume se Bazeli por ka nevoje per te pakten nje barazim ne Rumani ndaj Kluzhit qe te kaloje me tej. Bazeli nderkohe fitoi 1-0 ne ndeshjen e mbremshme ndaj rumuneve fale nje goli te realizuar qe ne pjesen e pare.
Celsi e Marseja
Celsi eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve duke siguruar edhe matematikisht vendin e pare ne grupin F fale fitores 2-1 ndaj Zilines ne Stemford Brixh. Blute e Londres e pane veten ne disavantazh ne minuten e 19-te kur Bello shenoi per sllovaket por Starrixh dhe Maluda shenuan dy here ne pjesen e dyte te takimit. Fitore dhe kualifikim ka arritur edhe Marseja qe ka mposhtur 3-0 Spartakun e Moskes ne Rusi. Per francezet ishte nje sfide e veshtire por Valbuena Remi dhe Brandao u dhane fund shpresave te moskoviteve per nje kualifikim ne turin tjeter. Marseja ka 9 pike kundrejt 6 te Spartakut por ne perballjen direkte ka fituar 3-0 ndersa ruset vetem 1-0.
d.b/BalkanWeb