E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra e Hernanes në planet e Milanit?

Milani është në negociata për sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç dhe me mesfushorin brazilian Hernanes, ndërsa që të dy këta në rast të transferimit do të përbënin një merkato bombastike për Kuqezinjtë.

Calciomercato spekulon për një telefonatë në orët e mëngjesit mes dy presidentëve, Silvio Berlusconi dhe Joan Laporta, ndërsa marrëveshja pritet të arrihet së shpejti për arsye se Ibra nuk gjen dot vend pas ardhjes së David Villas.

Nga ana tjetër, transferimi i mesfushorit brazilian Hernanes është çështje kohe, pasi agjenti i tij ka arritur marrëveshje me zyrtarët e Milanit, e vlefshme 15 milionë euro. Me po të njëjtën shumë pritet të largohet Klaas Jan Huntelar në drejtim të Tottenhamit.

Ibrahimoviç ende konsiderohet njëri ndër pesë sulmuesit më të mirë në botën e futbollit, ndërsa Hernanes konsiderohet njëri prej mesfushorëve më të talentuar sot në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›