E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazzarri mbetet në Napoli

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri ka nënshkruar kontratë të re me klubin italian deri në vitin 2013. Mazzarri udhëhoqi Napolin drejt pozitës së gjashtë në Serie A, sezonin e kaluar dhe siguroi kualifikimin për në Europa League.

“Kemi diskutuar rreth planeve afatgjata në klub që parashohin ruajtjen e vazhdimësisë së rezultateve pozitive. Klubi ka pasur marrëveshje me trajnerin, mirëpo ajo tani është finalizuar. Mazzarri do të jetë trajner yni edhe për tri vitet e ardhshme”, tha presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›