E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palermo, 8.5 milionë funte për Behramin

Palermo do t’i përdorë të gjitha forcat që gjatë verës ta transferojë Valon Behramin nga West Ham United. Mediat britanike shkruanin të shtunën se për mesfushorin kosovar klubi italian është i gatshëm të ofrojë 8.5 milionë funte.

Drejtori sportiv i klubit Rosanero, Walter Sabatini, po bën çmos që ta sjellë në Sicili 25 vjeçarin, i cili po impresionon me paraqitjet e tij.

“Do të bëj gjithë çka është e mundur për ta dërguar Behramin në Palermo. Ai është njëri prej kandidatëve, do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm, por futbollisti për momentin luan te një ekip tjetër. Unë e pëlqej Behramin shumë. Ne po përpiqemi që ta angazhojmë atë, edhe pse do të jetë vështirë”, ka thënë Sabatini.

West Ham kishte paguar 5 milionë funte për Behramin dy vjet më parë, ndërsa e ka shijuar shkathtësinë e tij në krahun e djathtë të mesfushës dhe në mbrojtje, ose në qendër të mesfushës. Përpos Palermos, për Behramin në këtë kohë duket të jetë i interesuar klubi tjetër anglez Liverpool.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›