Diarra mungon në Botëror

Mesfushori francez, Lassana Diarra nuk do të paraqitet në Kampionatin botëror për shkak të një lëndimi në stomak. Futbollisti i Real Madridit është urdhëruar të pushojë për një “periudhë të pacaktuar” sipas një komunikate të publikuar nga Federata e Futbollit të Francës. Diarra ishte përfshirë në listën finale të Francës për Kampionatin botëror. Selektori Raymond Domenech ende nuk ka ftuar zëvendësimin për mesfushorin 25-vjeçar.