Ibra e ndërron numrin e fanelës

Zlatan Ibrahimovic tani e tutje nuk do të ketë fanelën me numrin 18 te PSG në ndeshjet e kampionatit francez. Sulmuesi suedez e ka marrë fanelën me numër 10 të cilën deri tani e mbante sulmuesi brazilian, Nene.
Nene ka braktisur PSG-në për të kaluar te skuadra Al Gharrafa.
Por Ibrahimovicin me numër 18 mund ta shikoni prapë në Ligën e Kampionëve.
Kjo pasi që UEFA nuk lejon që brenda edicionit të Champions League lojtari të ndërroj numrin e fanelës./Indeksonline.