E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra i lumtur në Barca

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç ka insistuar se është i lumtur në klub. Ylli suedez ka mohuar spekulimet rreth largimit nga Barcelona pas vetëm një sezoni të kaluar në Nou Camp.

“Ndihem mirë këtu. Pas dhjetë muajve i njoh më mirë bashkëlojtarët jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj dhe kjo më ndihmon shumë. Kemi ekip të shkëlqyeshëm. Edhe pse jemi 20 futbollistë të mirë, askush nuk ndihet më i rëndësishëm se tjetri”, tha Ibrahimoviç për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›