E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zola në dyshim

Gianfranco Zola vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij në West Ham, pas spekulimeve të vazhdueshme se do të zëvendësohet në fund të këtij sezoni.

West Ham ka siguruar mbijetesën në Premierligë pas fitores ndaj Wiganit të shtunën dhe humbjeve të Hull dhe Burnleyt.

Por, trajnerë si Martin Jol, Steven McLaren dhe Mark Hughes janë përmendur si alternativa në vend të Zolas.

“E ardhmja është e rëndësishme, por nuk dua të flas rreth saj sepse nuk e di se çka do të ndodhë”, tha Zola i cili ka kontratë me West Hamint deri më 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›