E Diel, 1 Nëntor 2026

Soros: BE, vetëm 3 muaj kohë për të shpëtuar Euron

Evropë- Investitori miliarder George Soros ka paralajmeuar liderët evropianë se kanë vetëm 3 muaj kohë për të shpëtuar Euron. Ai tha se besonte se Greqia do të zgjedhë një qeveri të gatshme të veprojë sipas marrëveshjes së kredisë së vendosuar nga BE në zgjedhjet e këtij muaji.

Por Soros tha se ekonomia gjermane do të fillojë të dobësohet në vjeshtë duke e bërë më të vështirë që kancelarja Angela Merkel të kërkojë mbështetje të mëtejshme.

Zoti Soros ka nënvizuar se udhëheqësit nuk e kanë kuptuar natyrën e krizës. Soros tha se ndërsa udhëheqësit evropianë u fokusuan në nivelet e borxhit kriza ishte më shumë problem bankar dhe një problem i konkurencës. ‘Por këtë arsye- tha ai- është zbatuar një zgjidhje e gabuar’.

‘Nuk mund të reduktohet barra e borxhit duke e pakësuar ekonominë, vetëm duke e rritur në rrugën e duhur atë’- tha Soros. Miliarderi duke folur në një konferencë në Itali iu referua masave drastike shtrënguese që po merren në të gjithë Evropën e që tashmë janë vënë në pikëpyetje nga një numër gjithnjë e në rritje politikanësh dhe analistësh.

Zoti Soros tha se koha po mbaron për Euron duke theskuar se politika duhet të nxisë zhvillimin e cili do t’i shtojë qeverisë të ardhurat për të paguar borxhet. ‘Unë pres që publiku grek do të jetë mjaftueshëm i frikëuar nga prespektiva e dëbimit nga BE saqë do të votojë një shumicë që të jetë e gatshme t’i përmbahet marrëveshjes aktuale’- tha ai.

Megjithatë Soros paralajmëroi kjo mund të sigurojë një afat të përkohshëm pasi publiku gjerman bëhet gjithmonë dhe më pak i gatshëm të ndihmojë ekonomitë e dobëta: ‘Kriza ka mundësi të arrijë kulmin e saj në vjeshtë. Deri në atë kohë ekonomia gjermane do të jetë dobësuar…kjo është ajo që krijon një dritare vetëm 3 mujore’.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›