FRPD, pritje prej kampioni për grupin e alpinistëve shqiptarë, të cilët ngjitën Everestin (8 848 m)
.jpg)
Të premten (01.06.2012) u kthyen nga ekspedita e tyre dhe ngjitja në majën më të lartë të botës Everestit, dy nga pjestarët e grupit nga Shqipëria.
Xhimi dhe Mateo Begeja, at e bir, mundën të vendosin rekord në ngjitjen e Everestit gjatë një ekspedite.
Kjo nisëm vjen pas një pune të gjatë dhe pas pushtimit të disa majave të larta dhe të rëndësishme në botën sportive të alpinizmit. Grupi i alpinistëve i drejtuar nga Ibrahim Haçkaj u prit nga Kryeministri Sali Berisha pas ngjitjes së tyre në Kilimanxharo. Gjatë këtij takimi ata i premtuan Kryeministrit ngjitjen në Everest për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë duke marrë mbështetjen e tij të plotë në këtë sipërmarrje sa të vështirë aq edhe madhështore.
Maturanti në gjimnazin Sami Frashëri, Mateo kthehet pas ngjitjes së sukseshme në Everest në lartësinë 8844 metra. Bashkëmoshatarët e tij, nxënës të Shkollës Sami Frashëri dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe kryetari i FRPD Gerti Bogdani, i rezervuan një pritje prej kampioni në Aeroportin e Nënë Tereza. Mateo, anëtar i FRPD-së, u kthye në Shqipëri me premtim të mbajtur, duke e ngritur flamurin shqiptar në 100 vjetorin e Pavarësisë në majën më të lartë të botës.
Pas mbërritjes në Tiranë, Mateo deklaroi për mediat ndjenjat e veçanta kur valviti flamurin shqiptarët në çatinë e botës: “Moment i veçantë, sigurisht është të valëvitësh flamurin shqiptar në majën e Everestit. Është nder, krenari që i shërbeva kombit shqiptar dhe sportit shqiptar për 100 vjetorin e Pavarësisë. U kthyem me këtë simbol at e bir duke realizuar edhe rekordin botëror”, u shpreh Mateo. Delegacioni shqiptar përbëhej nga 6 alpinistë të cilët kthehen më datë 6 qershor në atdhe. Ata shënuan një nga rezultatet më të mira të të gjitha kohërave në sportin e alpinizmit në Shqipëri.