Ibra ngec në “Qemal Stafa”
Ibra kokulur. Sulmuesi më i paguar në Europë i “vdekur” para Shqipërisë. 0-0 me Suedinë. Më shumë se një pikë. Një start i suksesshëm i kombëtares. I katërti rezultat pozitiv rresh në ballafaqimin e parë ndërkombëtar; dy për eliminatoret e Euro 2008 (1-1 me Zvicrën, 2002; 2-2 me Bjellorusinë, 2006) e dy për Kampionatet Botërore (2-1 me Greqinë, 2004; 0-0 me Suedinë, 0-0).
Edhe pse patëm shumë mëdyshje për performancën e pritshme të Shqipërisë, formacioni i hedhur nga Ari Han, me Salihin e vetëm në sulm (i zëvendësuar në të 75’ nga Berisha), Beqiri në zemër të mbrojtjes (mbuloi perfekt Ibrahimoviçin në dublim edhe me Currin), mesfushorin Jahmir Hyka, thuajse perfekt në driblimet e tij e në goditjet (dha një asist të pa shfrytëzuar nga Salihi në pjesën e dytë). Zgjidhje të guximshme. Të shpërblyera.
PJESA E PARË
Atmosferë e ndezur në “Qemal Stafa”. Para fillimit të ndeshjes ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati lë zyrtarisht futbollin. Një ceremoni e bukur për autorin e golit të parë të Shqipërisë në fitoren historike 2-1 me Greqinë, më 4 shtator 2004. Edhe pse Suedia luajti topin e parë, ishte Shqipëria që fitoi goditjen e parë nga këndi. Harkimi i lartë i Klodian Duros nga e djathta e sulmit, nuk solli ndonjë problem për portierin Isakson, por shërbeu si sinjali i këndshëm për kuqezinjtë. Trajneri suedez Lars Lagerbak u detyrua të bëjë zëvendësimin pas vetëm pesë minutash lojë, kur pas dëmtimit të mbrojtësit të Gallatasarajit, Tobias Linderuth, hodhi në fushë lojtarin e Birmingam Sitit, Sebastion Larson. Në dhjetë minutat e para krahu i majtë i mesfushës shqiptare punoi mrekullisht, kur Hyka bëri një veprim të bukur, i cili shmangu mbrotjësin e Juventusit, Mellberg, harkoi te Lorik Cana. Mesfushori i Marsejës gjuajti nga larg, topi u përplas në trupin e një suedezi. Shqipëria fiton goditjen e dytë nga këndi. Në të 9’ Hyka prodhoi në tjetër magji. Mesfushori i Mainc 05 harkoi nga fundorja, por shkodrani i SV Ried, Hamdi Salihi gjuan shumë lehtë më kokë. Një rast i mirë. Ndoshta duhej shtatlarti Bogdani, por sulmuesi i Kievos, nuk u preferua nga Hani (nuk luajti asnjë minutë). Momenti i parë i rrezikshëm i Suedisë erdhi në minutën e 13-të. Ibrahimoviç u fut rrezikshëm në zonën tonë, i rrethuar nga tre mbrojtës kuqezinj, sulmuesi i Interit kalon Dallkun, pasoi për Kallstrom të Olimpikut të Lionit, por suedezi humb kontrollin e topit. Dy minuta më pas, momenti më i rrezikshëm për Shqipërinë. Në të 15’
shtyllë nga Ibrahimoviç. Një goditje mjeshtërore e superyllit të Interit, por fati është me Shqipërinë.
Mesfushori i avancuar i Lionit, Kim Kallstrom goditi nga rreth 20 metra, por Arjan Beqaj, portieri më i mirë i kampionatit qipriot, bllokoi gjuajtjen e suedezit. Shqipëria rinisi të zgjohet. Në të 22’ Klodian Duro dha një top për Ervin Skelën, fantazist kuqezi krosoi në zonë, por topi i harkuar prej tij përfundon asnjë lojtar tonin. Suedia u rishfaq sërish në të 27. Suedia ekzekutoi një goditje të lirë, Larson goditi me kokë nga afër, por Beqaj tregoi aftësinë e tij, duke e devijuar në goditje këndi. Një rrezik real. Në të 30’ Salihi fiton një goditje të lirë në krahun e djathtë të mesfushës. Skela lëshoi një top në zonën e vogël, por Hamdi Salihi nuk arrin të godasë. Një rast për gol. Një minutë më pas erdhi edhe një përgjigje e izoluar e Ibrahimoviçit. Suedezi fitoi një goditje të lirë, në një distancë prej 20 metrash. Mur me gjashtë futbollistë kuqezi. Larson goditi, por topi u përplas në mur. Kaloi rreziku. Fundi i takimit prodhoi momente të mira për Shqipërinë.
PJESA E DYTË
Nisi sërish me Shqipërinë, kur Cana goditi me kokë nga afër. I menjëhershëm reagimi i Daniel Majstoroviç. Goditi me kokë pas një goditje këndi të suedezeve, por pa rrezik për Shqipërinë. Në të 50’, Ibra goditi nga jashtë zone, por topi përfundon mbi shtyllën horizontale. Veprim i bukur i suedezit. Shqipëria rifutet në ritmin e saj. Skela në të 52’ i dhuroi një top të zgjuar Jahmir Hykës, mesfushori i Maincit vepron me finesë brendaz inës, me klasin e tij i dha një top Salihit, por sulmuesi i Riedit rrëshqiti, duke mos e shtyrë dot topin në rrjetë. Duhet të ishte gol për Shqipërinë. Në të 58’, Henrik Larson goditi fuqishëm, topi merr një trajektore befasuese, por Beqaj dëshmoi se e meriton të jetë portieri më i mirë shqiptar, ku me një kërcim akrobatik e devijoi topin në goditje këndi. Katër minuta më pas, në të 62’ Mellberg humbi një rast ideal për Suedinë. Mbrojtësi i Juventusit ishte i lirë në zonë, por goditja e harkuar e tij përfundoi jashtë. Në të 70’ është sërish magjistari i vogël, Jahmir Hyka, i cili në hyrje të zonës, lëshoi një silurë të jashtëzakonshme e mesfushorit kuqezi, Isaksoni bëri një akrobaci, duke e devijuar topin në goditje këndi. Momentet e mira tona janë më të “shumëzohen”. Në të 73’ Klodian Duro goditi nga larg, por Isakson priti. Lojë e mirë e Shqipërisë. Besart Berisha pritet të hyjë në lojë. Han kuptoi se Salihi nuk mund të japë më, dhe 15 minuta përpara përfundimit takimit, në të 75’ hodhi në fushë Berishën në vend të shkodranit. Kosovari ndërmori një minutë më pas një veprim të bukur i Berishës, shmangu një mbrojtës suedez, u fut në zonë, por gjuajte e tij u bllokua. Zëvendësimi i Skelës së lodhur me mbrojtësin Admir Tela, i dha siguri mbrojtjes, e duke u dubluar me Elvin Beqirin (pullë poste Ibrës) prodhoi atë rezultat, që dhe pas tri minutave shtesë, mbeti përfundimisht 0-0. Një pikë e merituar. Një start i suksesshëm i Ari Hanit dhe skuadrës kuqezi. Të mërkurën na pret Malta në “Qemal Stafa”, një ekip që një vit më parë, e kemi mundur 3-0. Katër pikë janë vërtet shumë bukur.
Eliminatoret e Kampionatit Botëror
SHQIPËRI-SUEDI 0-0
SHIPËRIA (4-3-2-1): Beqaj, Dallku, Curri, Beqiri, Vangjeli; Cana, Lala; Duro, Skela (82’ Teli), Hyka; Salihi (75’ Berisha). Tr: Ari Han.
SUEDIA (3-5-2): Isakson, Nilson, Majstorovicc, Melberg, Hanson, Linderoth (S.Larson 6’), Elm, Anderson, Kallstrom, Ibrahimovicc, H.Larson. Tr: Lars Lagerbak.
KRONIKA
1’ Nis takimi. Topin e parë e luan Suedia
2’ Dëmtohet Tobias Linderuth, mbrojtësi i Gallatasaraj.
3’ Goditja e parë nga kendi për Shqipërinë. Duro, nga e djathta e sulmit. Harkimi i lartë, pa problem për portierin Isakson.
5’ Suedia bëri ndërrimin e parë, në lojë hyn Sebastian Larson (Birmingam Siti) në lojë në vend të Tonidas Linderuth të Gallatasarajit.
7’ Hyka bëri një veprim të bukur, i cili shmangu mbrotjësin e Juventusit, Mellberg, harkoi te Lorik Cana. Mesfushori i Marsejës gjuajti nga larg, topi u përplas në trupin e një suedezi. Shqipëria fiton goditjen e dytë nga këndi.
9’- Hyka prodhoi në tjetër magji. Mesfushori i Mainc 05 harkoi nga fundorja, por shkodrani i SV Ried, Hamdi Salihi gjuan shumë lehtë më kokë. Një rast i mirë. Ndoshta duhej shtatlarti Bogdani. Hyka në superformë.
13’ – Ibrahimoviç u fut rrezikshëm në zonën tonë, i rrethuar nga tre mbrojtës kuqezinj, sulmuesi i Interit kalon Dallkun, pasoi për Kallstrom të Olimpikut të Lionit, por suedezi humb kontrollin e topit.
15’ Shtyllë nga Ibrahimoviç. Një goditje mjeshtërore e superyllit të Interit, por fati është me Shqipërinë.
27’ Suedia ekzekutoi një goditje të lirë, Larson goditi me kokë nga afër, por Beqaj tregoi aftësinë e tij, duke e devijuar në goditje këndi. Një rrezik real.
30’ Salihi fiton një goditje të lirë në krahun e djathtë të mesfushës. Skela lëshoi një top në zonën e vogël, por Hamdi Salihi nuk arrin të godasë. Një rast për gol.
31’- Ibrahimoviç fitoi një goditje të lirë, në një distancë prej 20 metrash. Mur me gjashtë futbollistë kuqezi. Larson goditi, por topi u përplas në mur. Kaloi rreziku.
50’ Zlatan Ibrahimoviç goditi nga jashtë zone, por topi përfundon mbi shtyllën horizontale. Veprim i bukur i suedezit.
52’ Skela i dhuroi një top të zgjuar Jahmir Hykës, mesfushori i Maincit vepron me finesë brendaz inës, me klasin e tij i dha një top Salihit, por sulmuesi i Riedit rrëshqiti, duke mos e shtyrë dot topin në rrjetë. Duhet të ishte gol për Shqipërinë.
58’ Henrik Larson goditi fuqishëm, topi merr një trajektore befasuese, por Beqaj dëshmoi se e meriton të jetë portieri më i mirë shqiptar, ku me një kërcim akrobatik e devijoi topin në goditje këndi.
62’ Mellberg humbi një rast ideal për Suedinë. Mbrojtësi i Juventusit ishte i lirë në zonë, por goditja e harkuar e tij përfundoi jashtë.
70’ Hyka në hyrje të zonës, lëshoi një silurë të jashtëzakonshme e mesfushorit kuqezi, Isaksoni bëri një akrobaci, duke e devijuar topin në goditje këndi.
75’ Shqipëria ndërrim: Hyn Berisha, largohet Salihi.
76’ Veprim i bukur i Berishës, shmang një mbrojtës suedeze, futet në zonë, por gjuajta bllokohet.
83’ Shqipëria zëvendësim: Hyn Admir Teli, largohet Ervin Skela
86’ Elvin Beqiri pullë poste Ibrës, e ka neutralizuar komplet.
90’ – Tre minuta shtesë
93’ Mbyllet takimi 0-0. Pikë e merituar. Start i suksesshëm i Ari Hanit dhe skuadrës kuqezi.
Han: “Jam i kënaqur me rezultatin”
Ari Han e nisi aventurën e tij me Shqipërinë me një sukses të jashtëzakonshëm, përballë një prej 16 skuadrave më të mira të Europës, Suedisë. 0-0, kur kemi rrezikuar jo pak, teksa me pak kujdes mund të kishim marrë edhe me shumë. Trajneri holandez: “Ndeshjet e para janë të vështira, Suedia të jep pak shanse në mbrojtje. Megjithëse Suedia ndryshoi skemën përsëri nuk arriti t’i imponohet skuadrës sonë. Taktikisht luajtëm shumë mirë. Skuadra luajti futboll. Pati pasime të dendura. Jam i kënaqur me rezultatin. Skuadra luftoi e punoi shumë. Malta të mërkurën? Nuk do të jetë e thjeshtë. Bogdani e Kapllani? Të shohim për ndeshjen tjetër, Bogdani nuk ka luajtur në Itali, Kapllani është aktivizuar shumë pak”
Tifozët suedezë, birrë pa fund në baret e Tiranës
Lumi i gjatë me ngjyrat kuqezi “përmbyti” dje në Tiranën në para dhe pas ndeshjes Shqipëri-Suedi e para kjo për eliminatoret e Botërorit 2010. Rrugët e Tiranës u mbushën me flamuj kuqezi e ato të Kosovës, por përveç janë parë edhe “grimca” flamujsh verdheblu. Në Tiranë për të ndjekur sfidën ishin të pranishëm edhe 320 tifozë suedezë, të cilët janë përshëndetur dhe janë pritur ngrohtësisht në të gjitha ambientet shqiptare që qëndruan.
Gazeta “Albania” kontaktoi me katër tifozë suedezë para takimit pranë një kafeje në zonën e Bllokut, pranë Librit Universitar, në shoqërinë e birrës, duke marrë edhe opinionin e tyre. “Jam tifoz i flaktë i Kombëtares suedeze dhe kam ardhur për ta ndjekur ndeshjen në Tiranë. Parashikimi im? Unë mendoj se Suedia është shumë e fortë për Shqipërinë. Gjithsesi, unë besoj se Shqipëria në shtëpi është e fuqishme. Unë mendoj se Ibrahimoviç do të bëjë bëjë diferencën. Është një golashënues i mirë”, - thotë Xhoni, një suedez nga Goteborgu. Suedia ka marrë pjesë në 11 finale të Kampionateve Botërore. “Ekipi ynë ka një përvojë të madhe ndërkombëtare. Ne nuk dimë shumë në lidhje me futbollin shqiptar. Por unë mund të parashikoj edhe në barazim më Shqipëri, por sigurisht që më kënaq vetëm fitorja. Kemi ardhur nga shumë larg”, - shton Olaf, një biznesmen nga Goteborgu.
Trajneri suedez Lars Lagerbak tha se Shqipëria është e fortë në shtëpi, por ne nuk kemi frikë. “Tirana është një qytet i bukur e ngrohtë, ndryshe nga Suedia. Temperatura në Shqipëri është e lartë dhe kjo mund të ndikojë për keq te ekipi ynë. Por, unë shpresoj se do të fitojmë”, - thekson Soren. Por fundi ishte vetëm 0-0.
Kampionati Botëror 2010
Ndeshjet kualifikuese
Zona evropiane
Grupi 1
06.09.08 Shqipëri – Suedi 0-0
06.09.08 Maltë - Portugali
06.09.08 Hungari - Danimarkë
Grupi 2
06.09.08 Moldavi - Letoni
06.09.08 Izrael - Zvicër
06.09.08 Luksemburg - Greqi
Grupi 3
06.09.08 Sllovaki - Irlandë V.
06.09.08 Poloni - Slloveni
Grupi 4
06.09.08 Uells - Azerbajxhan
06.09.08 Lihtenshtejn - Gjermani
Grupi 5
06.09.08 Armeni - Turqi
06.09.08 Belgjikë - Estoni
06.09.08 Spanjë - Bosnjë
Grupi 6
20.08.08 Kazakistan – Andora 3-0
06.09.08 Andora - Angli
06.09.08 Ukrainë - Bjellorusi
06.09.08 Kroaci - Kazakistan
Grupi 7
06.09.08 Austri - Francë
06.09.08 Serbi - I.Faroe
06.09.08 Rumani - Lituani
Grupi 8
06.09.08 Gjeorgji - Irlandë
06.09.08 Mali i Zi - Bullgari
06.09.08 Qipro - Itali
Grupi 9
06.09.08 Norvegji - Islandë
06.09.08 Maqedoni - Skoci
Si shkohet në AFRIKËN E JUGUT
53 skuadra pjesëmarrëse të ndara në 9 do të luftojnë për 13 vende në fazën finale në Afrikën e Jugut. Nëntë skuadrat që zënë vendin e parë në grup shkojnë automatikisht në finale. Tetë skuadrat e dyta më të mira do të ndeshen në play-off, me dy ndeshje vajtje-ardhje, më 14 dhe 18 nëntor 2009, për të nxjerrë katër skuadrat e fundit finaliste të zonës evropiane.
8 Shtator 2008