Italia bën thirrje për bashkëpunim BE-SHBA lidhur me krizën e Kaukazit
Ministri i jashtëm i Italisë, Franko Fratini thotë se Bashkimi Evropian kërkon të bashkëpunojë nga afër me Shtetet e Bashkuara në qëndrimin ndaj krizës gjeorgjiane.
Zoti Fratini foli pas komenteve të nënpresidentit amerikan Dik Çejni në një konferencë ekonomike në Itali, pas vizitave në Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Ukrainë. Zoti Fratini bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me atë që e cilësoi si kriza e Kaukazit.
Nënpresidenti Çejni i cilësoi veprimet ruse në Gjeorgji "një shkelje flagrante e standarteve të botës së
qytetëruar." Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore të qëndrojnë të bashkuara
kundër veprimeve gjithnjë e më antagoniste ruse në Evropë, siç u shpreh ai. //mm//