E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra nuk e lëshon fronin

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të mbajë primarin e shënuesit më të mirë në Seria A.

Ibra në fundjavën që e lamë pas me dygolëshin e shënuar në fitoren ndaj Sienës, ka arritur në kuotën e 26 golave në këtë sezon të garave dhe është në rrugë të mirë që ta fitojë çmimin e shënuesit më të mirë.

Ish-lojtari i Barcelonës, ka katër gola më shumë se sulmuesi i Napolit Edinson Cavani, kurse vendin e tretë e zë futbollisti i Udineses, Antonio Di Natale me 21 gola, një më shumë se Diego Milito i Interit.

Pesë shënuesit më të mirë në Seria A:

1.Zlatan Ibrahimoviç (Milan) 26

2.Edinson Cavani (Napoli) 22

3.Antonio Di Natale (Udinese) 21

4.Diego Milito (Inter) 20

5.Rodrigo Palacio (Genoa) 18

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›