E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben largohet nga Bayern?

Ylli holandez i Bayern Munich, Arjen Robben nuk do ta zgjasë kontratën e tij më klubin bavarez, njofton ‘Bild’.

Raportohet se holandezi është i pakënaqur nga trajtimi i skuadrës nga “Alianz Arena”, pas grindjes që kishte me bashkëlojtarin e tij, Frenk Ribery.

Robben për shkak të grushtit që i kishte dhënë Riberys ishte dënuar më 50 mijë euro nga klubi i Bayernit, ekses ky që kishte ndodhur në zhveshtore pas ndeshjes Bayern Munich-Real Madrid.

Holandezi kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane, por është Juventusi skuadra e cila insiston vazhdimisht për transferimin e reprezentuesit të Holandës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›